Branko Cërvenkovski ndahet nga Zaevi, formon parti të re

04 maj 2021 | 12:48

Në Maqedoninë e Veriut ka dal në opinion se ka informacione që ish kryeministri dhe presidenti i shtetit, Branko Cërvenkovski, do të formojë parti të re politike.

Sipas këtyre informacioneve, Cërvenkovski i cili 20 vite ishte lider i LSDM-së, rreth vete do të grumbullojë kuadrot partiake të pakënaqur nga udhëheqësja aktuale.

Spekulimet për riaktivizim të Cërvenkovskit në politikë u forcuan pas paraqitjes së listave të pavarura në disa komuna nga ish kuadro të LSDM-së, por edhe pas deklaratës së zëvendës kryetares Radmill Shekerinska, se nuk do ta mbajë më këtë post.

E ndërkohë janë paraqitur edhe spekulime se si mund të jetë emri i partisë së re të Cërvenkovskit, ku më së shumti përmendet mundësia që emri i saj të jetë “Ardhmëria Socialdemokrate”, shkruajnë disa mediume në gjuhën maqedonase.

Vetë Branko Cërvenkovski ende nuk është deklaruar për këto informacione, kurse zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzevska duke i komentuar ato, ka thënë se Maqedonia e Veriut është vend demokratik dhe secili ka të drejtë të garojë me ofertë politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas deklaratës së…