Brenda 24 orëve gjobiten 765 persona, nuk i respektuan masat anti-Covid

20 shtator 2020 | 11:45

Shumë qytetarëve në Kosovë u janë vendosur gjoba për mos përfillje të Ligjit anti-COVID-19.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve në gjithë vendin janë gjobitur 765 persona.

Kujtojmë se në muajin gusht ishte miratuar Ligji anti-COVID-19, me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.

Gjoba për mos mbajtje të maskës është 35 euro, por nëse e bën pagesën brenda afatit tetë ditor, atëherë duhet të paguash 50 për qind te shumës së dënimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Britani të Madhe do t’u kërkohet me ligj të…