Brescia shkarkon Corinin

05 shkurt 2020 | 16:02

Eugenio Corini është trajneri i radhës që shkarkohet nga klubet e Serisë A. Brescia, nëpërmjet një komunikate për shtyp ka zyrtarizuar largimin e 49-vjeçarit për shkak të rezultateve të dobëta.

“Brescia komunikon se ka shkarkuar Eugenio Corinin nga detyra e trajnerit të skuadrës së parë. Shoqëria falënderon mister Corinin dhe stafin e tij për profesionalizmin, dedikimin që kanë treguar”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e pakicës e kryeministrit të Rumanisë, Ludovic Orban është…