BSPK-ja: Ligji për rimëkëmbje është diskriminues për disa sektorë

07 dhjetor 11:35

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës konsideron se Ligji për rimëkëmbjen ekonomike, respektivisht pakoja e Trustit pensional, është diskriminues për disa sektorë.

Përmes një reagimi për medie, BSPK-ja ka vlerësuar se shpreson që të mos ketë diskriminime të tilla në pakot tjera.

“BSPK konsideron se sipas Konventës (ILO – C100) së Organizatës Botërore të Punës e miratuar në Pragë në vitin 1951 e cila e rregullon barazinë në paga, Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike respektivisht pakoja e TRUST-it pensional është mjaft diskriminuese në disa sektorë. Edh pse është një infusion i vonuar për ekonominë tone të brishtë, shpresojmë se në pakot e ardhshme mos të ketë diskriminime të tilla në mënyrë që të përfitojnë qytetarët në mënyrë të barabartë”, është thënë në reagimin e BSPK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri,…