Buffoni, mes Portos dhe Atalantës

23 qershor 2019 | 13:29

Porto dhe Atalanta janë opsionet më të mundshme për të ardhmen e Gianluigi Buffonit, pasi të dyja skuadrat janë pjesë e Ligës së Kampionëve në sezonin e ri.

Portieri 41-vjeçar është lojtar i lirë pas largimit nga PSG-ja, ku qëndroi vetëm një sezon. Kërkesat e Buffonit për të luajtur rregullisht kanë bërë që skuadra franceze të mos i ofrojë një kontratë të re. Sipas Gianluca Di Marzio, skuadër favorite për ta transferuar Buffonin është Porto, që do ta zëvendësonte mikun e tij, Iker Casillas.

Nëse Buffoni vendos të qëndrojë në Itali, atëherë opsion mbetet Atalanta që, po ashtu, do të garojë në Ligën e Kampionëve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar të shtunën se…