Bulliqi u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës të mos ndërtojnë stane në vijën kufitare me Malin e Zi

14 tetor 2019 | 19:27

Kryesuesi i kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se komisioni ka vizituar zonën kufitare Kosovë – Mali i Zi dhe sipas tij ndryshimi i gjendjes faktike në terren, nuk i kontribuon punës së Komisionit.

Postimi i Bullqiti në “Facebook”:

Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit këto ditë, ka vizituar zonën kufitare Kosovë – Mali i Zi, në pjesën e Ishtedimit dhe ka parë nga afër zhvillimet në terren. Duke analizuar zhvillimet dhe vijën kufitare, Komisoni apelon që të mos ndërmerren aktivitete për ndërtim të staneve të reja nga ana e qytetarëve të Kosovës në atë pjesë, dhe njëkohësisht të ndërpriten edhe aktitivtetet për rrënimin e të njëjtave nga autoritetet e Malit të Zi, ngase bëhet fjalë për zonë kufitare dhe të drejtat sendore ndërkufitare do të definohen me Marrëveshjen Ndërshtetërore për Kufi. Ndryshimi i gjendjes faktike në terren, nuk i kontribuon punës së Komisionit në përgjithësi, e Trupës punuese në veçanti, andaj është tepër e nevojshme përmbajtja nga veprimet e njëanshme jo vetëm në Ishtedim, por në të gjithë brezin kufitar në përgjithësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lufta në Siri po merr tone gjithnjë e më dramatike.…