Bundesliga nderon viktimat e Covid-19

21 maj 2020 | 00:04

Bundesliga dhe Bundesliga 2 do të përkujtojnë viktimat e pandemisë COVID-19.

Në dy xhirot e ardhshme, në dy nivelet më të larta të futbollit gjerman, do të mbahet nga një minutë heshtje para fillimit të ndeshjeve.“Përhapja e koronavirusit tashmë ka marrë shumë jetë në gjithë botën. Futbolli profesional gjerman dëshiron të shprehë ngushëllimet e tij në dy xhirot e ardhshme”, ka deklaruar Christian Seifert, zëdhënës në DFL.

Skuadra gjithshtu do të mbajnë edhe nga një shirit të zi në krah. Bundesliga dhe Bundesliga 2 janë rikthyer në veprim javën e kaluar, duke u bërë ligat e para që kanë vendosur të fillojnë sezonin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pandemia e COVID-19 (sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri),…