Cakohet data e ndeshjes së shtyrë Kosovë – Izrael

23 tetor 2023 | 23:00

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka konfirmuar datën e re për ndeshjen mes Kosovës dhe Izraelit.

Kjo ndeshje ishte planifikuar të zhvillohej më 15 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”, por që është shtyrë pas nisjes së luftës së Izraelit me Hamasin.

Sipas njoftimit, ndeshja në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 do të zhvillohet më 12 nëntor.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndryshe, Izraeli shpalli gjendje lufte më 7 tetor, pak orë pasi mijëra luftëtarë të grupit militant, Hamas, i thyen barrierat kufitare dhe u futën në jug të Izraelit për ta kryer njërin prej sulmeve më vdekjeprurëse në historinë e Izraelit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane gjatë…