Camaj: Do të luaj fuqishëm për Suharekën

15 gusht 2019 | 16:07

KB Golden Eagle Ylli e ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit, Arben Camaj, i cili është i gjatë 206 cm.

Camaj është një lojtar qendre i lëvizshëm, me një të majtë që din të shënojë shumë lehtë edhe jashtë trapezit dhe do të jetë një armë e fortë për skuadrën nga Suhareka.

“Jam shumë i emocionuar që do të luaj në Kosovë. Kam shikuar disa ndeshje dhe më pëlqen atmosfera. Jam gati të luaj fuqishëm për Suharekën që të fitojmë për qytetin dhe tifozët”, ka thënë Camaj.

Sezonin e kaluar Camaj ka qenë pjesë e Urartu Vivaro, ekip në Armeni. Atje është shquar për lojë stabile, konkretizim dhe angazhim maksimal në ndeshje. Mirëpo, karriera e Camajt tregon se bllokadat janë një specialitet shumë i dashur për të.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Albin Kurti Ribotim i tekstit nga gushti 2012 me…