Cancelo, afër marrëveshjes me Bayernin

30 janar 2023 | 15:10

Bayern Munchen është shumë pranë marrëveshjes për të nënshkruar me Joao Cancelo nga Manchester City.

Manchester City është i gatshëm ta lejojë portugezin të largohet, ku klubi gjerman pritet ta nënshkruajë në formën e huazimit me të drejtë blerje për 70 milionë euro.

Kontaktet janë të avancuara dhe pritet vetëm mbyllja e detajeve të kontratës. Ky transferim i befasishëm erdhi për shkak se Mazraoui është dëmtuar, ndërsa Pavard nuk bën më pjesë në planet e Bayern Munchen. Në orët e ardhshme, Cancelo do të jetë në Munchen për të kryer vizitat mjekësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në xhiron e 14-të në Superligën e Femrave, Prishtina arriti…