Casillas: Nuk kam parë portier më vendimtar se Courtois në finale të Ligës së Kampionëve

29 maj 2022 | 14:18

Ish-portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka folur për paraqitjen e Thibaut Courtois në finalen e Ligës së Kampionëve.

Mbrëmë Real Madridi është shpallur kampion i Ligës së Kampionëve, pasi ka mposhtur Liverpoolin me rezultat 1:0.

E ky trofe është arritur falë pritjeve të portierit Thibo Courtois.

Si gjatë gjithë këtij sezoni edhe në këtë ndeshje belgu ka bërë pritje vendimtare, kështu duke e ndihmuar ekipin e tij të arrijë trofeun e 14 evropiane.

Paraqitja e mirë e portierit të “Mbretërve” nuk ka mbetur pa u komentuar as nga legjenda e portës së Real Madridit, Iker Casillas.

Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Casillas ka thënë se nuk ka parë portier më vendimtar se Thibo në finale të Ligës së Kampionëve.

“Nuk kam parë një portier kaq të vendosur në një finale të Ligës së Kampionëve për një kohë të gjatë. Thibaut tregoi nivelin e tij të lartë të lojës”, ka thënë Casillas.

Në total, belgu ka luajtur në 13 ndeshje këtë sezon në kompeticionin evropian, duke pësuar 14 gola dhe duke mbajtur pesë herë portën e tij të paprekur.

Në finale, ai është zgjedhur lojtari më i mirë i ekipit madrilen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luka Modric do të jetë lojtar i Real Madridit edhe…