Cavani i vetofrohet Dortmundit

05 gusht 2022 | 13:47

Edinson Cavani mund të jetë zëvendësuesi i Sebastian Heller te Borussia Dortmund. Heller u diagnostikua me një tumor në testikuj dhe do të mungojë për disa muaj.

E gjetur pa një sulmues, pasi u largua edhe Haaland (Manchester City), ekipi gjerman ka nisur të kërkojë për një lojtar me përvojë. Në skenë ka dalë 35-vjeçari Edinson Cavani, për momentin pa ekip. Sipas “Bild”, lojtari i është vetofruar Borussias, por problem është rroga e tij e lartë, 10 milionë euro.

Palët kanë nisur bisedimet për një kontratë deri në janar me lojtarin, me opsion për ta rinovuar deri në fund të sezonit. Borussia ka kohë deri më 31 gusht për të gjetur një zëvendësues, por kjo gjë duhet bërë sa më shpejt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi,…