Cechi rikthehet te Chelsea

21 qershor 2019 | 13:52

Petr Cech është rikthyer te Chelsea pas përfundimit të karrierës si portier te “topçinjtë” e Arsenalit.

Ish-gardiani çek do të mbajë një funksion tjetër pas largimit nga futbollit. 37-vjeçari do të fokusohet në këshillim teknik dhe të performancës në klub.

Lajmi është bërë publik nga vetë klubi londinez nëpërmjet një njoftimi zyrtare. “Unë ndihem shumë i privilegjuar që kam këtë mundësi për t’u bashkuar sërish me Chelsean”, ka deklaruar ish-portieri.

Portieri çek e ka veshur fanellën e Chelseat nga vitet 2004 deri në 2015, teksa ka kaluar vitet më të suksesshme të karrierës. Më pas gardiani u transferua te rivalët e Arsenalit, ku u aktivizua për 4 sezone, deri në përfundimin e karrierës.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu, e ka quajtur të…