Çerdhet dhe kopshtet hapen nga 1 qershori

09 maj 2020 | 10:56

Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar sot planin e masave lehtësuese nga data 11 maj deri në 1 qershor. Manastirliu ka njoftuar se do të lejohet hapja e çerdheve dhe e kopshteve publike dhe private nga data 1 qershor.

“Dëshiroj të ndalem këtu, duke theksuar nevojën e një vlerësimi të thellë dhe shumë të kujdesshëm të kushteve higjeno-sanitare për çdo strukturë të kopshteve dhe çerdheve dhe standardeve që duhet të plotësojnë për t’i mirëpritur fëmijët në këto institucione me rregullat e reja. Protokollet e sigurisë do të bëhen të njohura në ditët në vijim, ku edhe do të ngarkohen për zbatim të gjitha institucionet përgjegjëse për plotësimin e tyre deri në këtë datë”, ka treguar Manastirliu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe sektori i patundshmërisë në vend është prekur nga pandemia…