“Çështja e dinarit serb është me madhe se ajo e Asociacionit”

07 shkurt 2024 | 22:24

Juristi Bardhyl Hasanpapaj e ka komentuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës me të cilin e ka ndalë qarkullimin e valutave të tjera për pos eurove siç është dinari, ai ka thënë se ky vendimi është vendimi ma i vështirë për Serbinë sesa vendimet e tjera që kanë qenë në të kaluarën.

Pasi sipas tij ky vendim tregon raportin juridik në mes shtetit të Kosovës dhe qytetarëve serbë.

“Monedha është kontakti i parë i qytetarit me autoritetin shtetëror edhe në qoftë se Kosova arrin me heq kontaktin serbëve me dinarin nënkupton se është duke hequr kontaktin e serbëve të Kosovës me autoritetet e Serbisë”.

Tutje ai ka thënë se ky vendim i tejkalon të gjitha vendimet edhe është goditja me rëndë për Serbinë nga Qeveria e Kosovës, pasi sipas tij kjo bën shkëputjen juridike të serbëve të Kosovës dhe autoriteteve në Serbi.

“Ky është një nga vendime me të rënda me të cilën është ballafaquar Kosova, pasi do të lë në hije edhe çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe edhe shumë çështje të tjera bilaterale me Serbinë”, ka thënë Hasanpapaj./rtv Dukagjini/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Meta do të prezantojë teknologjinë që mund të zbulojë dhe…