Çështja e dinarit, Vuçiqi: Prishtina tregoi në Bruksel se nuk dëshiron marrëveshje

28 shkurt 2024 | 15:48

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur për takimin e djeshëm që është mbajtur në Bruksel për çështjen e dinarit.

Ai, para mediave në Tiranë, ka thënë se Kosova ka treguar në Bruksel se nuk dëshiron marrëveshje.

“Ndoshta jo ajo që na përshtatet, por që njerëzit të vazhdojnë të jetojnë normalisht. Besoj se do të arrijmë ta gjejmë në ditët në vijim një zgjidhje”, ka thënë Vuçiqi në Bruksel, duke u përgjigjur pyetjes se a janë më afër zgjidhjes për çështjen e dinarit pas takimit të djeshëm në Bruksel.

“Ishte e qartë se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani dhe regjimi në Prishtinë nuk duan me asnjë çmim dhe në asnjë mënyrë marrëveshje, por sjellje normale ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Vuçiqi, shkruan “Tanjug”-u.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka reaguar pas…