Challandesi flet për ndeshjen ndaj Malit të Zi

02 qershor 2019 | 21:39

Bernard Challandes është paraqitje në konferencë për media para ndeshjeve me Malin e Zi dhe Bullgarinë.

Kosova, me 7 qershor përballet me Malin e Zi, kurse me Bullgarinë me 10 qershor.

“Nuk më pëlqen të luaj pa shikues, besoj që edhe futbollistëve nuk iu pëlqen. Do të ishte më mirë që të kemi shikues edhe nëse do të na kishin vërshëllyer gjatë gjithë kohës. Kështu që nuk më pëlqen që do të luajmë pa shikues”, u shpreh Challandes para ndeshjes me Malin e Zi, që do të luhet pa tifozë pas dënimit nga UEFA, raporton “Express”.

Ai më pas foli edhe për lëndimet që e kanë kapluar Kosovës. Shala, Kryeziu dhe Berisha s’do të jenë kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

“Siç e dini kemi pasur probleme me lëndime javëve të fundit, sidomos në javët e fundit të kampionateve”.

“Dhe për ndeshjet e ardhshme, do t’ua japim mundësinë futbollistëve të tjerë të cilët i kemi në dispozicion”.

“Në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit kemi pasur në mesfushë Kryeziun, Shalën dhe Berishën, por të tre futbollistët në fjalë mungojnë dhe duhet t’i zëvendësojmë”.

“Me çfarë formacioni do të paraqitet Kosova? Unë preferoj 4-2-3-1, mund të luajmë edhe 4-4-2. Kemi zhvilluar lojë një kohë të gjatë me 4-2-3-1, po ashtu me 4-4-2, jemi të gatshme për të dyja sistemet. Por, mendoj se formacioni 4-2-3-1 na jep më shumë stabilitet në fushë. Megjithatë gjithçka varet prej kundërshtarëve. Tani më duhet të vlerësoj situatën, ekipin që kam, dhe më pas do të vendos”, ka shtuar Challandes.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protesta e opozitës në Shqipëri ende po vazhdon,  kurse është…