Chelsea i ‘gëzohet’ fitores së Realit, falë Hazardit do t’i përfitojë 15 milionë euro

29 maj 2022 | 15:23

Në verën e vitit 2019, Eden Hazard është transferuar nga Chelsea te Real Madridi për 115 milionë euro si kompensim nënshkroi një kontratë pesëvjeçare.

Që prej mbërritjes në Madrid, ai vazhdimisht është duke luftuar me lëndimet, por edhe me obezitetin sepse nuk bën jetë sportive, pavarësisht se luan për një klub kaq të madh.

Që kur ka arritur në Madrid, ai ka pasur një paraqitje të mjerueshme në të gjitha nivelet, por në tre vitet e fundit, ai ka fituar Ligën e Kampionëve mbrëmë në Paris, por nuk ka luajtur fare.

Prandaj mbrëmë kanë gëzuar në Londër. Gjegjësisht, në kontratën e lidhur gjatë transferimit të Hazard te Madridi, kishte një klauzolë që Chelsea do të merrte 15 milionë euro nëse belgu fiton Ligën e Kampionëve me Realin dhe kështu ka ndodhur.

Një situatë e ngjashme ka ndodhur me Liverpoolin dhe Barcelonën, vetëm se ishte shumë më e çuditshme. Kur Coutinho është shitur te katalanasit, kontrata thoshte se Barcelona duhet të paguajë një kompensim të caktuar nëse braziliani, si lojtar i Barçës, merr Ligën e Kampionëve. Ajo që është veçanërisht interesante, ai ia doli me fanellën e Bayernit, por ishte i huazuar nga klubi spanjoll, kështu që Liverpooli ka fituar para nga Barça sepse ishte lojtar i tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli nuk ka arritur ta fitojë Ligën e Kampionëve për…