Mane paralajmëron largimin: Falënderoj tifozët dhe trajnerin, i uroj më të mirat Liverpoolit

29 maj 2022 | 15:14

Liverpooli nuk ka arritur ta fitojë Ligën e Kampionëve për herë të 7-të pasi Real Madrid ka triumfuar minimalisht duke u shpallur edhe “mbretërit” e Europës.

Sadoi Mane duket se ka luajtur ndeshjen e fundit me fanellën e “The Reds” ndaj “Los Blancos”, ku pas ndeshjes sulmuesi senegalez ka paralajmëruar largimin nga “Anfield”.

“Dua të falënderoj tifozët për çdo gjë dhe trajnerin gjithashtu. I dëshiroj këtij ekipi gjitha të mirat në botë”, ishin fjalët e Manes që shumëkush po i interpretojnë  si fjalë lamtumirëse.

Kujtojmë se në “pole-posicion” për shërbimet e Mane është Bayern Munich, i cili kohët e fundit është shumë afër me sulmuesin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka organizuar edicionin e pestë…