Chelsea kërkon 15 milionë nga Interi për Lukakun

16 qershor 2022 | 12:18

Negociatat mes Chelseat dhe Interit po vazhdojnë. Sulmuesi belg, Romelu Lukaku dëshiron të bëjë një tjetër lëvizje këtë verë, për t’u kthyer te skuadra e Interit.

Lojtari nuk kaloi mirë në transferimin e tij nga Interi te Chelsea, dhe tani dëshiron të kthehet në Itali. Por, Inter duhet të paguajnë 15 milionë euro për të marrë belgun në formë huazimi.

Megjithatë, Di Marzio insiston se me një ofertë të përafërt, që shkon deri në 10 milionë euro, mund të arrihet marrëveshje. Interi dhe Chelsea kanë pasur takime pozitive dhe tashmë duket shumë e gjasshme mundësia që belgu të kthehet në Serie A.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka akuzuar…