Chelsea ofron 60 milionë euro për Icardin

23 mars 2018 | 11:07

Chelsea ka bërë hapin e parë për transferimin e sulmuesit të shumëkërkuar, Mauro Icardi. 25-vjeçari kërkohet nga një numër klubesh evropiane, përfshirë Real Madridin, pasi në 26 paraqitje për Interin ka realizuar 22 gola.

“Blutë” e Londrës kanë tentuar t’i befasojnë “Mbretërit” duke ofruar 60 milionë euro për argjentinasin. Gazeta spanjolle “AS” ka raportuar se agjentja dhe bashkëshortja e tij, Wanda Nara, ka marrë një ofertë për shërbimet e Icardit. Klubi anglez kishte shpenzuar 65 milionë euro për transferimin e Alvaro Moratas nga Real Madridi, por pritet të bëjë investim përsëri në sulm, pasi spanjolli sivjet ka realizuar vetëm një gol. Kontrata e Icardit skadon në vitin 2021 dhe ka një klauzolë prej 100 milionë eurove.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rebelët sirianë janë larguar në grupe nga Guta Lindore duke…