Chelsea shkarkon Lampardin, ky pritet të jetë trajneri i ri

25 janar 2021 | 13:18

Frank Lampard zyrtarisht nuk është më trajner i Chelseat.

Ish-mesfushori, një legjendë në klubin blu, e drejtonte skuadrën prej korrikut të vitit 2019. Ai u shkarkua për shkak të rezultateve. “Blutë e Londrës” renditen në vendin e nëntë pas 19 javësh kampionat.

“Chelsea ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Frank Lampard. Ky ka qenë një vendim i vështirë. Nuk ishte e lehtë për bordin dhe presidentin të vendosnin. I jemi mirënjohës Frank për punën e bërë, por rezultatet dhe paraqitjet e fundit nuk janë ato që klubi pret. Pozicionimi në mes të tabelës, pa ndonjë rrugë të qartë për t’u përmirësuar, nuk është ajo që pritet. Kurrë nuk është një moment i mirë të ndahesh me një legjendë si Frank”, ka njoftuar Chelsea, që ka gjetur akordin me Thomas Tuchel dhe pritet ta zyrtarizojë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi…