
Chelsea synon transferimin e yllit të Dortmundit
17 shkurt
12:41
Chelsea po synon transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.
Siç raporton “Sky Sport”, klubi anglez ka intensifikuar kontaktet për të bindur drejtuesit e Dortmundit, por edhe lojtarin.
19-vjeçari po bën një sezon të shkëlqyer, pasi në 30 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar 17 asistime.