Cikalleshi: Ja pse dështoi transferimi te Sampdoria 

18 janar 2021 | 16:40

Sokol Cikalleshi ka qenë i ftuar në “Ora Sport”, ku ka folur për karrierën e tij.

Mundësia ishte e artë për të kaluar te Sampdoria, por nuk u plotësua për shkak se nuk ishte hapësira bosh e ekstra-komunitarit.

“Para gjashtë vjetësh kur luaja në Kroaci, para se të vija në Turqi, presidenti i Splitit ka pasur dy oferta në tavolinë. Ka pasur Basaksehirin dhe Sampdorian në Itali. Por duke qenë se unë isha ekstra-komunitar, trajner atëherë ka qenë Mihajloviç. Menaxheri im është takuar me të dhe kam pritur dy javë që të hapej vendi i ekstra-komunitarit edhe pse ana financiare ishte shumë më e paktë në krahasim me Turqinë. Do të më pëlqente shumë të luaja atje, por nuk u mundësua dhe rrjedha e karrierës sime shkoi në këtë drejtim duke luajtur në Turqi”, ka thënë Cikalleshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biznesmeni italian, Francesco Becchetti vazhdon konfiskimet e pasurive të shqiptarëve…