Çiljeta Xhilaga habit me historinë e saj me UFO-t: Më dridheshin këmbët…

21 prill 2024 | 17:47

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga gjatë një bisede me konkurrentët e “Fermavip” ka treguar se disa vite më parë teksa po udhëtonte me makinë natën ka parë parë automjetin e UFO-ve.

Artistja tha se ishte aq e frikësuar saqë dridhej e tëra, kjo pasi ato ditë kishte lexuar lajme se në Fier është gjetur bari i djegur në formë rrethore.

“Shof përballë një dritë të kuqe. Duke udhëtuar mendoja me vete ‘skam parë asnjëherë aviona këtej’, se ishte një ndritë që nuk pulsonte, rrinte tërë kohës e ndezur. Ecja unë, ecte edhe drita. E kur të shof motra… Nuk pashë objekt por pashë që ndaloi dhe filluan dritat të silleshin rrumbullak në arë. Kam pasur edhe Audin me kambio manuale dhe nuk shtypja dot freksionin se dridhesha. Para një jave kishte dhënë në lajme se gjendet në Levan të Fierit bari i djegur në një formë rrethore. Po unë kam parë vetëm dritat e kuqe që rrotulloheshin. Unë realisht nuk besoj në UFO-t”- tha Çiljeta, ndërsa konkurrentët ngelën të habitur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kënga e re e Era Istrefit është publikuar tashmë. “Mona…