Çitaku kujton tubimi në ‘Verrat e Llukës’: Pa pajtim mes nesh, do të ishte i pamundur bashkimi për luftën çlirimtare

01 maj 2024 | 15:30

Kanë kaluar 34 vjet që nga tubimi i madh “Verrat e Llukës”, ku shumë shqiptar ia falën njëri-tjetrit gjakun.

Këtë datë të rëndsishme e ka kujtuar sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Çitaku përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se pa pajtim mes nesh, do ishte i pamundur bashkimi për luftën çlirimtare.

“Me 1 Maj 1990 në ‘Verrat e Llukës, në prani të rreth 500.000 pjesëmarrësve, mijëra familje shqiptare i falën gjakun njëra – tjetrës. Pa pajtim mes nesh, do të ishte i pamundur bashkimi për luftën çlirimtare. Përulësisht mirënjohëse Anton Çettës për punën monumentale.” – ka shkruar Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsim Musa nga Mitrovica më nuk është aktivist e anëtar…