Çitaku, Kurtit: A e ke shtyrë zbatimin e rregullores për valutat e huaja?

12 shkurt 2024 | 13:00

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duket se është tërhequr nga zbatimi i disa masave në raport me zhvillimet e fundit në vend.

Në këtë kontekst, Çitaku ka pyetur Kurtin se a e ka shtyrë zbatimin e rregullores për valutat e huaja.

Në ‘Twitter’, me një gjuhë të paqartë, duket se kryeministri qenka tërhequr nga zbatimi i disa masave, dhe kërkon edhe nga institucionet tjera që të veprojnë njëjtë. Po flet për disa informata gjithëpërfshirëse që do të bëhen të ditura ditëve në vijim. Kryeministër, a po na tregon shkurt e shqip çka ke deshtë me thanë se nuk të kuptuam.  A e ke shtyrë zbatimin e rregullores për valutat e huaja? Apo bëhet fjalë për ndonjë zmbrapsje tjetër? Sinqerisht nuk të kuptova”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Finlandës, Alexander Stubb, është zgjedhur president i këtij…