Osmani uron Alexander Stubbin për zgjedhjen president i Finlandës

12 shkurt 2024 | 12:56

Ish-kryeministri i Finlandës, Alexander Stubb, është zgjedhur president i këtij vendi.

Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar atë në platformën “X”, duke theksuar se pret bashkëpunim me Stubbin për të ndërtuar lidhje të shkëlqyera mes dy vendeve.

“Mezi pres të punojmë së bashku për të ndërtuar mbi lidhjet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, dhe për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë”, ka shkruar presidentja Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi…