Çitaku, Lladrovci dhe Tahiri i shkojnë në zyrë Nurës dhe Lushtakut

13 janar 2022 | 15:06

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, kanë mirëpritur sot në një takim nënkryetaren e parë të Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, Abelard Tahiri.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm mes të Komunës së Skenderajt dhe Drenasit.

Të dy kryetarët respektivë janë pajtuar që të vazhdohet bashkëpunimi edhe në të ardhmen, dhe të shikohen mundësitë e realizimit të projekteve kapitale në të mirë të qytetarëve dhe në funksion të zhvillimit ekonomik të Komunës së Skenderaj dhe të Drenas.

May be an image of 4 people, people standing and indoorMay be an image of 2 people, beard and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Armando Broja është duke kaluar një moment të jashtëzakonshëm me…