Çitaku për kadeten e FSK-së që diplomon sot në Britani: Nuk mund të jem më krenare
09 prill 2021
| 11:33
Dy kadetë të FSK-së, Iliriana Bunjaku dhe Ardit Deliu, do të diplomojnë sot në akademinë ushtarake mbretërore “Sundhurst” të Britanisë së Madhe.
Për këtë, ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, ka thënë se nuk mund të ndihet më krenare, pasi Iliriana Bunjaku, do të marrë çmimin e parë si kadetja më e mirë ndërkombëtare.
“Dy oficerë të FSK-së do të diplomojnë sot në akademinë mbretërore ushtarake ‘Sandhurst. Togerja jonë Iliriana Bunjaku do të diplomojë me nderimin e ‘Shpatës Ndërkombëtare’, e shpërblyer si kadetja me performancën më të lartë në kurs. Urime Iliriana! Nuk mund të jem më krenare!”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e vet në “Facebook”.




