Çitaku: Udhëheqja e shtetit nuk është lojë fëmijësh

28 dhjetor 2022 | 15:00

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj vendimit për zëvendësim e masës nga paraburgimi në “arrest shtëpiak” për Dejan Pantiqin ish-polic i Kosovës, i cili u arrestua më 10 dhjetor në pikën kufitare të Jarinjës.

Sipas autoriteteve të Kosovës, ai dyshohet për organizmin e “sulmit terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Betejat të cilave nuk ke dije, guxim dhe vendosshmëri me ju shku deri në fund, është më mirë mos me i nisë fare. Amatera të rrezikshëm. Udhëheqja e shtetit nuk është lojë fëmijësh”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se…