Çitaku uron Thaçin për Ditën e Presidentit: Shënoi epokë në historinë e Kosovës

24 maj 2026 | 10:30

Ish-ambasadorja dhe ish-deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi me rastin e Ditës së Presidentit, duke e cilësuar atë si një prej figurave që “ka ndryshuar kahjen e historisë”.

Në një postim në ‘Facebook’, Çitaku tha se presidentë, ministra e deputetë do të ketë gjithmonë Kosova, por sipas saj, të rrallë janë ata që shënojnë epoka.

“Edhe pse padrejtësisht i mbyllur mes katër muresh, aura e Presidentit Hashim Thaçi mbetet e njëjtë. E fuqishme. E pathyeshme”, shkroi ajo.

Në fund të mesazhit të saj, Çitaku iu drejtua Thaçit me fjalët: “Le të jetë kjo beteja e fundit, President”, duke e përmbyllur postimin me urimin për Ditën e Presidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër,…