City e dominon formacionin e vitit

25 dhjetor 2017 | 22:11

Plot 8 futbollistë të skuadrës së Guardiolës janë pjesë e formacionit më të mirë të vitit, ndërsa 11-shja plotësohet nga Salah i Liverpool, Tarkowski i surprizës Burnley dhe De Gea i skuadrës tjetër të Manchesterit.

Në fakt, skuadra e Guardiolës ka dominuar totalisht edhe pjesën e parë të sezonit në Premier Ligë, ku ka fituar 18 nga 19 ndeshje dhe kanë barazuar 1, duke kryesuar bindshëm me 55 pikë, 13 më tepër se United që e ndjek, transmeton “SS”. Skuadra e Guardiolës ka një ecuri mjaft të mirë edhe në Ligën e Kampionëve, ku fitoi 5 nga 6 ndeshjet dhe ishte nga skuadrat e para që siguruan kualifikimin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emmanuel Eboue shokon botën e futbollit me rrëfimin e tij.…