City kërkon fitoren e dytë ndaj Dortmundit

14 shtator 2022 | 11:11

Manchester City dhe Borussia Dortmundi do të tentojnë të dy të vazhdojnë me fitore në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Këto dy klube e ndajnë mejdanin sonte (e mërkurë) në kuadër të Grupit G në stadiumin “Etihad”.

Skuadra e Pep Guardiolës fitoi 4-0 ndaj Sevillas në ndeshjen e parë, kurse Dortmundi e mposhti Kopenhagën me rezultat 3-0. City e ka nisur mirë edicionin e ri në Premierë Ligë, por synim i kësaj skuadre do të jetë Liga e Kampionëve. Kjo ndeshje është e veçantë për sulmuesin Erling Haaland dhe mbrojtësin Manuel Akanji, të cilët do të përballen ndaj ish-skuadrës së tyre.

Forma e norvegjezit në ndeshjet e para me fanellën e Cityt e ka bërë gjigantin anglez skuadër edhe më të rrezikshme. Në anën tjetër Dortmundi do të përpiqet ta marrë maksimumin nga kjo ndeshje edhe përkundër asaj se në ndeshjen e fundit në Bundesliga ka pësuar humbje.

Ndeshje interesante do të zhvillohen edhe në Grupin E, Milani dhe Chelsea do të kërkojnë fitoret e para në këtë edicion garash. Chelsea pësoi humbje nga Dinamo Zagrebi në ndeshjen e parë, kurse Milani barazoi me Salzburgun.

Kampioni në fuqi, Real Madrid, pas fitores në ndeshjen e parë kundër Celticut, kërkon fitoren e dytë, por kësaj radhe ndaj Leipzigut. Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, në prag të përballjes në “Santiago Bernabeu” ndaj Leipzigut, ka thënë se skuadra e tij është e gatshme për ta fituar ndeshjen ndaj një kundërshtari të vështirë. “Është një ndeshje e rëndësishme për klasifikimin e grupit. Është një skuadër që ka pasur probleme në fillim të sezonit, por luajti shumë mirë në ndeshjen e fundit kundër Dortmundit. Ka lojtarë me cilësi, aftësi dhe shumë të shpejtë. Duhet ta vlerësojmë që të përgatitemi për ndeshjen dhe të përpiqemi ta fitojmë”, ka thënë Ancelotti.

Formacionet e mundshme:

Manchester City: Ederson; Cancelo, Dias, Akanji, Gomez; Silva, Rodri, De Bruyne; Foden, Haaland, Grealish.

Borussia Dortmund: Meyer; Meunier, Sule, Schlotterbeck, Guerreiro; Ozcan, Bellingham; Brandt, Reus, Reyna; Modeste.

Grupi A

21:00 Rangers – Napoli

Tabela

1. Ajaxi                           3 pikë
2. Napoli                        3
3. Liverpooli                  3
4. Rangers                     0

Grupi E

18:45 Milan – Dinamo Zagreb
21:00 Chelsea – Salzburg

Tabela

1. Dinamo Zagreb          3 pikë
2. Milan                           1
3. Salzburg                      1
4. Chelsea                        0

Grupi F

18:45 Shakhtar Donetsk – Celtic
21:00 Real Madrid – Leipzig

Tabela

1. Shakhtar Donetsk   3 pikë
2. Real Madrid             3
3. Leipzig                       0
4. Celtic                          0

Grupi G

21:00 Copenhagen – Sevilla
21:00 Manchester City – Borussia Dortmund

Tabela

1. Manchester City           3 pikë
2. Borussia Dortmund    3
3. Copenhagen                 0
4. Sevilla                            0

Grupi H

21:00 Juventus – Benfica
21:00 Maccabi Haifa – Paris Saint-Germain

Tabela

1. Benfica                       3 pikë
2. PSG                            3
3. Juventus                   0
4. Maccabi Haifa         0

 

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin…