City ndalet nga Newcastle
30 nëntor 2019
| 16:07
Ndeshja mes Newcastle dhe Manchester Cityt ka përfunduar me rezultat 2 me 2.
Sterling ka shënuar në minutën e 22 të ndeshjes, duke bërë që ata të jenë në epërsi 1 me 0 por kjo nuk i zgjati shumë Cityt. Pas vetëm 3 minuta, Williams shënoi, duke barazuar rezultatin në 1 me 1. Pjesa e dytë e ndeshjes ishte barazim deri në minutat e fundit të saj. Në minutën e 82 të ndeshjes, De Bruyne shënoi një super gol nga jashtë zonës së rrezikshme.
Por në minutën e 88, Shelvay shënoi golin e barazimit, duke bërë që kjo ndeshje të përfundoj me rezultat 2 me 2. Manchester City gjendet në pozitën e dytë në Premier Ligën angleze, me 29 pikë, pas Liverpoolit me 37. Newcastle gjendet në pozitën e 12, me 16 pikë.