Clippersat regjistrojnë fitoren e shtatë radhazi

25 janar 2021 | 13:53

Los Angeles Clippers ka regjistruar një tjetër fitore në NBA, të shtatën radhazi. Skuadra nga Kalifornia ka triumfuar në “Staples Center” përballë Oklahoma City Thunder me tetë pikë diferencë 108-100.

Kawhi Leonard ka qenë më i merituari për këtë fitore me 34 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime. Pas amerikanit më efikasi ishte Serge Ibaka me 17 pikë, derisa me pikë dyshifrore ndeshjen e mbyllën edhe Jackson, Paul George dhe Ivica Zubaq.

Gilgeous-Alexander me 23 pikë dhe Hill me 22 tjera ishin më efikasit tek mysafirët, por që nuk mjaftuan për fitore. Me fitoren ndaj OKC, Clippers ngjitën në krye të tabelës së bashku me rivalin lokal Lakers me nga 13 fitore e katër disfata. Në anën tjetër Oklahoma City Thunder ndodhet në vendin e 12-të në Konferencën e Perëndimit me gjashtë fitore e nëntë humbje.

Ndeshjen e radhës Clippers e zhvillojnë në udhëtim te Atlanta Hawks, derisa OKC luan te Portland Trail Blazers.

Rezultatet

Indiana Pacers – Toronto Raptors                102-107
LA Clippers – Oklahoma City Thunder        108-100
Boston Celtics – Cleveland Cavaliers            141-103
Orlando Magic – Charlotte Hornets              104-107
Milwaukee Bucks – Atlanta Hawks                129-115
San Antonio Spurs – Washington Wizards   121-101
Portland Trail Blazers – New York Knicks    116-113

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku…