Çmimi i vezëve shkon mbi 4 euro
25 korrik 2022
| 11:51
Situata me rritjen e çmimeve veç po rendohet në Kosovë, inflacioni ka shkuar si kurrë më parë, në 14.1 për qind. Rritje ekstreme të çmimeve kanë vezët dhe vaji.
Çmimi i vezëve në Kosovë nuk ka të ndalur. Gati 20 centë është shtrenjtuar një komplet me vezë (30 copë) vetëm në javën e fundit, duke shkuar në 4.09 euro kompleti. Të dhënat janë bërë publike nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, sipas përditësimit më të fundit të çmimeve të produkteve bazike.
Nga 3.71 euro sa ka qenë kompleti, një komplet me vezë (30 copë) në fund të javës së kaluar është tregtuar me çmim prej 3.90 euro, ndërsa këtë javë ka arritur në 4.09 euro.
Tek produktet tjera bazë, sipas çmimores së ASK-së nuk vërehet ndonjë lëvizje tjetër në çmime.



