Collina: Qëllimi është të mos ketë nevojë për VAR-in

13 shkurt 2020 | 19:15

Teknologjia VAR është ajo që ka ndikuar shumë botën e futbollit, por edhe ka nxitur reagime të shumta nga tifozët e këtij sporti.

Shumë kritikojnë VAR-in se ka humbur emocionin e futbollit, kurse disa komente ka dhënë edhe gjyqtari legjendar Pierluigi Collina, duke thënë se gjyqtarët duhet t’i marrin vendimet sikur nuk ekziston VAR-i. “Gjyqtari duhet të vendosë sikur teknologjia të mos ekzistonte. Qëllimi është të mos ketë nevojë për VAR, sepse vendimet janë korrekte dhe kjo është arsyeja pse ne punojmë dhe përgatitemi”, ka thënë Collina.

“Ai e di se ka një parashutë që mund ta ndihmojë atë për ta përmirësuar gabimin, por nëse gabimi mbetet, pa marrë parasysh kush gjykon atë, faji mbetet te gjyqtari kryesor” ka shtuar italiani. “Gjyqtari duhet të di gjithçka rreth ndeshjes, t’i analizojë videot, t’i mësojë taktikat dhe karakteristikat e lojtarëve. Në kohën time, kjo bëhej intensivisht” ishin fjalët e Collinas. Pierluigi Collina mbahet mend si gjyqtari më i mirë në futboll dhe një nga më autoritativët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka…