Conte largohet nga Interi

27 maj 2021 | 11:39

Antonio Conte nuk do të jetë trajner i Interit në sezonin e ardhshëm. Lajmi është bërë zyrtar nga vetë klubi zikaltër që ka komunikuar divorcin nëpërmjet një komunikate zyrtare.

“Interi konfirmon se ka arritur një marrëveshje me trajnerin Antonio Conte, për ndërprerjen e parakohshme të kontratës mes palëve. Klubi dëshiron të falënderojë Antonion për punën e jashtëzakonshme që ka bërë dhe që kulmoi me titullin e 19 kampion. Antonio do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë tonë”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit zikaltër.

Vështirësitë financiare që po kalojnë zikaltrit për shkak të pandemisë, kanë bërë që drejtuesit të mos i garantojnë Contes vazhdimin e projektit sportiv, si dhe ruajtjen e fuqizimin e grupit fitues të titullit kampion. Palët kanë arritur një marrëveshje për zgjidhjen e kontratës, nga e cila Conte do të fitojë një dëmshpërblim prej 7.5 milionë eurosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci dhe shefit të Grupit Parlamentar…