Covidi lë pasoja te Kimmichi

10 dhjetor 2021 | 17:07

Mesfushori i Bayern Munchenit, Joshua Kimmich, do të mungojë deri në fund të vitit për shkak të një dëmtimi të mushkërive nga koronavirusi.

Reprezentuesi gjerman rezultoi pozitiv me Covid-19 dy javë më parë dhe nuk ka marrë pjesë në lojën e ekipit që nga 6 nëntori. Klubi ka njoftuar se ai mbetet i paaftë të stërvitet dhe nuk do të luajë më në vitin 2021.

Kimmich tregoi në tetor se ai nuk e kishte marrë ende vaksinën kundër Covidit, duke përmendur shqetësimet për mungesën e studimeve afatgjata në vaksinat, raporton “Eurosport”.

Bayern Munich ka edhe tri ndeshje të tjera para fundit të vitit, duke e mbyllur 2021-n kundër Wolfsburgut të premten më 17 dhjetor para pushimit dimëror të Bundesligës. Skuadra e Nagelsmann gjithashtu kryeson Bundesligën pas 14 ndeshjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel…