CR7 dhe Juve besojnë në kualifikim

12 mars 2019 | 11:41

Juventusi e humbi ndeshjen e parë nga Atletico Madridi me rezultat 2-0, por Cristiano Ronaldo beson se “Zonja e Vjetër” ka potencial të mjaftueshëm për ta përmbysur këtë rezultat.

Ylli portugez i ka ftuar tifozët të jenë në stadium për të përjetuar një natë speciale, pasi është i bindur në përmbysjen e rezultatit ndaj skuadrës spanjolle.

“Bëjeni stadiumin fantastik dhe ne do të bëjmë punën tonë, për të shënuar dhe fituar ndeshjen. Besojmë se do të përjetojmë një mbrëmje të madhe, duke u kualifikuar për në çerekfinale. Atletico është një skuadër e organizuar mjaft mirë, që luan me kujdes mbrapa dhe të pret, për të goditur në kundërsulm. Duhet të bëjmë kujdes dhe ta gjejmë kohën e duhur për t’i goditur, por kam besim se do t’ia dalim të përjetojmë një natë speciale”, ka thënë Ronaldo.

Juventusi të premten e fitoi ndeshjen ndaj Udineses (4-1), ani pse trajneri Allegri vendosi ta pushojë shumicën e titullarëve. Fitore ka shënuar edhe Atletico Madridi të shtunën në përballje me Leganesin (1-0). Trajneri Diego Simeone ka thënë se nuk ka frikë nga përmbysja e rezultatit që mund të bëjë Juventusi, por ka paralajmëruar të mos suprizohen nga rezultati final. “Në futboll gjithçka mund të ndodhë. Unë e di forcën e Juves, por di edhe atë të Atleticos, ndaj nuk duhet të surprizoheni nga çdo rezultat që mund të vijë”, ka deklaruar Simeone. Në këtë ndeshje skuadra italiane do të jetë pa tre lojtarë mjaft të rëndësishëm si Sami Khedira, Juan Cuadrado dhe Douglas Costa, derisa spanjollët janë pa mesfushorin Thmoas. Kapiteni Diego Godin është në dyshim për këtë ndeshje. Krahas ndeshjes Juve – Atletico, sonte zhvillohet edhe përballja në mes të Manchester Cityt dhe Schalke 04. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola është afër kualifikimit, pasi e fitoi ndeshjen e parë në Gjermani me përmbysje (3-2).

Të martën takohen:

Juventus – Atletico Madrid   (0-2)
Man City – Schalke                  (3-2)

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi,…