Së shpejti do të krijohet Liga e Veteranëve

12 mars 2019 | 11:33

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur të hënën në takim iniciatorët e krijimit të Ligës së Veteranëve: Betim Qerkini, Avni Shala, Enes Shosholli dhe Agim Maliqi.

“Kryetari Ademi u njoftua për nismën e tyre dhe hasën në përkrahje të fuqishme të FFK-së. Në këtë takim u arrit pajtueshmëria që sa më shpejt të krijohet Liga e Veteranëve, e cila pa dyshim do të jetë pjesë e rëndësishme e FFK-së. Kryetari Ademi vlerësoi se ideja për krijimin e kësaj lige është shumë e qëlluar dhe është mirë që kjo ligë do të formohet pikërisht nga futbollistët e periudhës së sakrificës dhe e cila si ligë do të jetë shumë atraktive, ngase do t’i mbledhë ish-futbollistët e gjeneratave të ndryshme”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suita më e shtrenjtë e hotelit në botë kushton 176…