Curry: Golden State do të jetë i frikshëm sezonin e ri

09 tetor 2020 | 12:52

Skuadra e Golden State Warriors do të rikthehet të konkurrojë në nivelet e dikurshme sezonin e ri të NBA-së.

Është ky premtimi i bërë nga kapiteni dhe lideri i skuadrës, Stephen Curry. Ai ka vlerësuar punën e bërë nga NBA dhe komisionari Adam Silver që në pak muaj bëri të mundur përfundimin e një sezoni që dukej i humbur si pasojë e pandemisë Covid-19. “Mjafton të mendosh rreth përgatitjeve që ka bërë, për të sjellë në Orlando 22 skuadra, duke nisur gjithçka nga zero. Gjithçka funksionoi për mrekulli. Ia kam thënë këtë gjë personalisht Adam Silver, një rezultat befasues”, ka thënë Curry.

Duke folur për zgjedhjen e ardhshme në draft, ai ka deklaruar: “Kemi nevojë për talente, kjo është ajo që kërkon nga drafti. Mendoj se një lojtar shtatlartë na bën punë, por objektivi është ta kompletojmë skuadrën. Më pëlqen pozicioni ku ndodhemi, kemi një ekip të mirë, lojtarë që po rikuperohen nga dëmtimet. Sezoni i ri do të jetë i fortë, sidomos në Perëndim. E pamë të gjithë edhe në këtë grumbullim të ekipeve në Orlando se Perëndimi është shumë kompetitiv. Ne do të jemi mes ekipeve pretendente. Mezi pres të rikthehemi në parket”, u shpreh Curry.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për zhvillim të qëndrueshëm nga resurset minerale që i posedon…