Curry magjik, 62 pikë në suksesin e Golden State

04 janar 2021 | 13:42

Ylli 32-vjeçar i basketbollit amerikan, Stephen Curry ishte magjik mbrëmjen e djeshme në “Chase Center” të San Franciscos, pasi shënoi plot 62 pikë, rikuperoi 5 topa dhe dha 4 asistime, duke vulosur i vetëm fitoren 137-122 të Golden State Warriors ndaj Portland Trail Blazers.

Warriors morën kështu fitoren e tretë sezonale, në një ndeshte të dominuar nga fillimi në fund, ndërsa Lillard dhe McCollum të Trail Blazers u eklipsuan nga shkëlqimi i Curry, duke mos arritur të bëjnë asgjë në parket.

Në sfidat e tjera Los Angeles Clipeprs triumfoi me shifrat 107-12 në transfertën ndaj Phoenisx Suns, Denver Nuggets mposhti Minnesota Timberwolves me rezultatin 124-109, ndërsa Chicago Bulls fitoi me rezultatin 118-108 ndaj Dallas Mavericks.

Lakersat regjistrojnë fitoren e tretë radhazi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionët në fuqi të NBA, Los Angeles Lakers morën fitoren…