Daja: E merituam fitoren kundër Prishtinës

05 shtator 2022 | 11:20

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja e ka vlerësuar fitore për gjithë futbollin kosovar derbin ndaj Prishtinës. Ballkani fitoi 1:0, të dielën mbrëma në “Fadil Vokrri” për ta vazhduar serinë e fitoreve.

“Pritej ndeshje e vështirë, janë dy ekipe me rëndësi. Ballkani, që po përfaqëson Kosovën me sukses në arenën ndërkombëtare dhe Prishtina, ekip me traditë. Fitoi futbolli, për një atmosferë të tillë të gjitha ekipet kanë nevojë. E merituam fitoren. U fokusuam te ndeshja me Prishtinën dhe harruan që të enjten kanë ndeshjen kryesore”, ka theksuar Daja. Ai ka vlerësuar lartë lojtarët e Ballkanit.

“Djemtë kanë karakter të jashtëzakonshëm. Jam i kënaqur që drejtoi këtë grup me këta futbollistë kaq të mirë”, ka shtuar trajneri tiranas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reagim i KMDLNj-së Për shkak të keqpërdorimit seksual - dhunimit…