Daja: Jemi përgatitur për fitore ndaj Astanës

08 nëntor 2023 | 14:01

Kampionia e Kosovës në futboll, Ballkani nesër (e enjte) përballet me Astanën në kuadër të fazës Ligës së Konferencës nga ora 16:30.

Një ditë para ndeshjes në konferencë për medie, Ilir Daja trajner i kampionëve të Kosovës ka thënë se ndeshja do të jetë e vështirë, po se e ka përgatitur për të luajtur për fitore.

“Fusha artificiale nuk do të jetë problem, pasi edhe ne kemi fushë të tillë. Çka kanë përparësi është se do të kenë tifozët, por ne do të shfrytëzojmë atë sikur të ishin duke përkrahur skuadrën tonë. Do të na pëlqente të fitonim, por është një ndeshje e vështirë edhe në aspektin taktik dhe fizik. Nuk mund të jap përqindje se kush do ta fitoj nesër ndeshjen, sepse futbolli nuk është shkencë ekzakte. Unë kam përgatitur djemtë e mi të fitojnë. Nëse e marrim eksperiencën Asana ka më shumë, pasi ka marr pjesë në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës”, ka thënë Daja.

“Kemi udhëtuar dy ditë para ndeshjes për tu ambientuar, kemi punuar sot me kohën lokale dhe nesër do të jemi gati”, ka shtuar Daja. Ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, Ballkani e humbi me rezultat 1-2.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ashtu si afrohet fundi i nëntorit, shpresat për zbatimin e…