Daku largohet nga Osijeku, prezantohet te Kukësi

24 korrik 2019 | 14:41

Skuadra e Kukësit ka arritur marrëveshje me sulmuesin Mirlind Daku.

Anëtari i Përfaqësues së Kosovës U21 skuadrës shqiptare i bashkohet në formë huazimi nga skuadra e Osijekut.

“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me ekipin kroat të Osijek për futbollistin Mirlind Daku. Shtatlarti vjen në formë huazimi te skuadra jonë, me të drejtë blerjen e kartonit të tij. 21-vjeçari, i cili mbron ngjyrat e ‘Dardanëve’ U21, ka luajtur me skuadrën e Hajvalisë dhe Llapit në Kosovë. Gjithashtu, Daku është aktivizuar në shtatë ndeshje me Kosovën U-21, ku është dhe autor i dy golave. Futbollisti i datëlindjes 1998, luan si sulmues qendre dhe sezonin e shkuar u aktivizua 15 herë për Osijekun në Kroaci, duke shënuar dy gola”, thuhet në njoftimin e Kukësit.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka vlerësuar se mendësia…