Dardan Molliqaj rizgjidhet kryetar i PSD-së

28 janar 2024 | 17:17

Partia Socialdemokrate e ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor, ku në krye të kësaj partie është rizgjedhur Dardan Molliqaj.

Molliqaj ka bërë me dije se në Kuvendin e sotëm Zgjedhor është zgjedhur edhe Këshilli i ri Drejtues, këshill ky që sipas tij, e ka rritur numrin sepse aktiviteti është rritur.

“Kuvendin Zgjedhor të PSD-së. Bashkë me shumë delegatë, aktiviste e aktivistë, të përkushtuar dhe në frymë bashkëpunimi, kemi kryer punimet drejt rritjes dhe konsolidimit. Sot është zgjedhur Këshilli i ri Drejtues, Këshill ky që e ka rritur numrin sepse aktiviteti është rritur. Sot gjithashtu, përmes një procesi të fshehtë zgjedhor më është besuar udhëheqja e PSD-së për katër vitet e ardhshme. Besimin e dhënë e kuptoj si thirrje për ta rritur përkushtimin dhe punën ekipore. PSD me punën e saj është dëshmia se mund te jesh edhe idealist e radikal, edhe demokrat”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona tashmë ka filluar kërkimet për një trajner të ri,…