‘Dardanet’ U19 mësojnë rivalët e rrethit të dytë në Ligën B

08 dhjetor 2023 | 13:40

Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit edhe për rrethin e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024 për vajza për grupmoshën nën 19-vjeç.

Përfaqësuesja e Kosovës U19 e udhëhequr nga Albina Rrahmani do të marrë pjesë në Ligën B të këtyre kualifikimeve, derisa në shortin e sotëm është përfshirë në Grupin B3 ku bëjnë pjesë edhe Izraeli, Gjibraltari dhe Luksemburgu.

Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në pranverë, derisa vendi nikoqir pritet të vendoset javën e ardhshme nga UEFA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Angelina Jolie dha një intervistë thellësisht rrëfyese në numrin dhjetor/janar…