‘Dardanët’ vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen me Zvicrën

07 shtator 2023 | 15:40

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mbajtur sot në mesditë stërvitjen e radhës para duelit me Zvicrën në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”, e cila zhvillohet të shtunën.

Në seancën e sotme, e cila u mbajt në Kampin Nacional në Hajvali, përzgjedhësi Primozh Gliha ka punuar në detaje në aspektin taktik, në vendosjen sa më të mirë të ekipit në fushë, por edhe në skema të ndryshme gjatë lojës. Atmosfera dhe puna e futbollistëve edhe në këtë stërvitje ka qenë mjaft e mirë, teksa dy futbollistët e lindur e rritur në Zvicër, Fidan Aliti dhe Florent Hadërgjonaj janë shprehur optimistë se mund t’u kthehen rezultateve pozitive pikërisht kundër një kundërshtari të fortë si Zvicra.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Finalja Romë-Sevilla? Nëse them atë që mendoj… do të kem…